Sporti

Dëmtimi i rëndë i Neymar, kjo është gjendja e tij

02/19/2023 20:32
nga:Lorik J

Neymar u dëmtua në ndeshjen e çmendur kundër Lille dhe prania e tij për ndeshjen e 8 marsit kundër Bayern Munich është në dyshime të mëdha.

Lojtari i Paris Saint-Germain u largua nga fusha me barelë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, klubi konfirmon se ai nuk ka pësuar frakturë.

“Pas 48 orësh do të bëhet një vlerësim i ri i ligamentit”, njofton PSG.

Kujtojmë se parisienët fituan sot me rezultatin 4-3 ndaj Lille.

/GazetaBlic Sport