Teutë Rrusta, sekretare organizative në PSD, ka kritikuar qeverinë për dëmtimin e aparaturave në QKUK, që shërbejnë për trajtimin e pacientëve me kancer, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se qeveria e zvogëloi buxhetin për shëndetësi dhe e vendosi nëj ministër të padobishëm.
Postimi i saj i plotë:
E zvogëlon buxhetin për shëndetësi. E vendosë në udhëheqje një ministër të padobishëm dhe në fund thonë frazën “qe 20 vite..”.
E qe 1 vit që as nuk është stopu, le ma me përparu gjendja? Ajo ka vazhdu me qenë jashta preokuptimit edhe të një qeverie që ka fitu madat duke e keqpërdorur gjendjen e pacientëve.


