Një gol, një rast i humbur, disa shpërthime dhe shumë punë për skuadrën. Ishin këto statistikat e Armando Brojës në rikthimin e tij në fushë si titullar, pas një mungese 10-mujore për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Sulmuesi kuqezi udhëhoqi Chelsea-n drejt rikthimit te fitorja e munguar që prej 25 gushtit, megjithatë i trembi të gjithë në minutën e 64-t, kur kërkoi zëvendësim dhe u pa të largohej duke çaluar, i shoqëruar nga mjekët.
Gjithsesi paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një lodhje muskulore dhe aspak shqetësuese, duke qenë se sulmuesi 22-vjeçar luante pas një mungese shumë të gjatë.
Edhe vetë Broja u pa të mjaft i qetë dhe i qeshur në përfundim të ndeshjes, teksa krahas përgëzimit nga shokët e skuadrës, shkoi edhe poshtë tribunës së tifozëve të Chelsea-t për të festuar fitoren, si për të konfirmuar se nuk kishte asgjë shqetësuese./ss
Armando Broja at Full-Time
60 minutes was his limit today. pic.twitter.com/VEgXH0cZ8X
— TheSecretScout (@TheSecretScout_) October 2, 2023


