Sporti

Dëmtimi i Brojës, flet trajneri i Evertonit: Shumë zhgënjyese!

01/04/2025 21:58
nga:Mergim Rreci

Armando Broja u dëmtua sot në ndeshjen që Everton po luante në transfertën e Bornmëth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 32-të.

Pas ndeshjes foli trajneri Sean Dyche, që i besoi ndeshjen e dytë radhazi si titullar.

“Shumë zhgënjyese. E humbëm si lojtar shumë herët dhe zëvendësimin po ashtu.

Por Dom u përshtat me të vërtetë mirë kur u aktivizua”, u shpreh trajneri i Evertonit shkurtimisht pas humbjes.

Akoma mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit të Armando Brojës.