Sporti

Dëmtimi horror i lojtarit të Valencias, dalin përgjigjet e para të analizave

03/03/2024 15:42
nga:E K

Ndeshja mes Valencias dhe Real Madrid e mbyllur me rezultatin 2-2 prodhoi shumë polemika në fund për shkak se arbitri e mbylli sfidën në mesin e aksionit të madrilenëve, madje këta të fundit shënuan gol dhe u tensionuan pa masë.

Megjithatë, një tjetër episod, që mori shumë vëmendje ishte dëmtimi i Mouctar Diakhaby. Tchouameni u rrëzua me gjithë peshën e tij mbi gjurin e lojtarit të Valencias duke e dëmtuar rëndë. Të gjithë futbollistët prezentë në fushë vendosën duart në kokë pasi shpejt u kuptua sa dëmtim i rëndë ishte.

Diakhaby u dërgua me urgjencë në spital ndërsa mediat publikojnë edhe përgjigjet e para nga analizat e 27-vjeçarit francez. Bëhet fjalë për thyrje të këmbës teksa gjuri është dëmtuar rëndë, teksa mesfushori mbetet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pritet që Diakhaby të mungojë deri në një vit në terrenet e gjelbra, edhe pse për momentin është shpejt të flitet për kohën e rikuperimit dhe rikthimin në fushë pasi parësor është stabilizimi dhe kujdesja profesionale për një dëmtim kaq të rëndë.