Lajme

Dëmtime të mëdha në bazën ajrore ruse në Krime

09/21/2023 11:28
nga:N K

Një burim i inteligjencës ukrainase ka thënë se shërbimi i sigurisë dhe marina e Ukrainës kanë goditur bazën ajrore Saky në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës, duke shkaktuar “dëmtime serioze”.

Sipas këtij burimi, në këtë bazë ajrore janë shkaktuar dëmtime të mëdha, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, kjo erdhi pasi ushtria ruse tha se kishte shkatërruar 19 dronë ukrainas mbi Krime dhe Detin e Zi, duke mos dhënë detaje mbi viktimat apo dëmet.