Sporti

Dëmtim “horror”, Traore largohet me barelë nga ndeshja Shkahtar – Inter

09/28/2021 19:00
nga:Lorik J

Goditje e hershme për Shakhtar.

Një prej futbollistëve më të mirë të Shakhtarit, Lassina Traore ka pësuar dëmtim serioz në ndeshjen ndaj Interit, shkruan GazetaBlic Sport.

Traore dëmtoi ligamentet e këmbës së djathtë pas duelit me Dumfries pas vetëm 8 minutave lojë.

Ai nuk mund të vazhdonte në ndeshje – andaj u zëvendësua menjëherë, duke u larguar nga fusha me barelë.

/GazetaBlic Sport