Policia e Kosovës raporton se dy persona janë arrestuar në Prizren pasi që të njejtit kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një personi, raporton GazetaBlic.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, fishekë të kalibrave të ndryshëm një automjet.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë e lartë . Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.