Lajme

Demolli tregon se çka dihet për sëmundjen Behçet, flet për personat që janë të prekur nga sëmundjet reumatike

03/27/2024 13:59
nga:N K

Specialisti i Reumatologjisë , Besim Demolli , në një intervistë për Gazeta Blic ka treguar lidhur me shfaqjen e sëmundjeve reumatike dhe moshat të cilat janë të prekura nga këto sëmundje.

Sëmundjet reumatike mund të shfaqen në kohë, mosha dhe gjini të ndryshme, tha Demolli.

“Simptomat e para të sëmundjeve reumatike mund të shfaqen me dhimbje të nyjeve , por synimi i vetëm i këtyre sëmundjeve nuk është vetëm dhimbja e nyjeve, ato mund të shfaqen edhe probleme tjera “, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Demolli tutje tha se, simptomat e sëmundjeve reumatike mund të shfaqen me probleme me sytë, probleme nervore dhe ngecje në ushqime të forta.

“Sëmundjet reumatike nuk kanë synim vetëm nyjet, ato mund të prekin edhe sisteme tjera siç janë: sytë , e cila mund të shfaqet në tharje,djegie, skuqje dhe kruarje të syve. Gjithashtu mund të shfaqen edhe probleme nervore, ku vërehet zbritja e nivelit të pështymës në gojë, ato mund të shfaqen edhe përmes puqrrave në gojë dhe ngecje  në ushqime të forta “, tha ai.

Sipas Demollit njëra ndër sëmundjet reumatike që është më pak e pranishme në Kosovë, është sëmundja Behçet.

“Njëra ndër sëmundjet reumatike që mund të shfaqet është sëmundja Behçet, e cila ka shfaqje të puqrrave në gojë dhe në lëkurë, por kjo më së shumti është e shfaqur në vendet mesdhetare dhe më pak tek ne”, tha tutje ai.

Reumatologu Demolli ka përmendur tri grupe të sëmundjeve reumatike që janë të pranishme në mosha të ndryshme.

“Sëmundjet reumatike nuk dallojnë moshë ato mund të jenë forma juvenile që mund të prekin personat nën moshë 16 vjeçë , ndërsa format adulfe mund të prekin moshat 16 vjeçë deri në 65 vjeçë “,u shpreh ai.

Demolli thekson se kohëve të fundit qytetetarët e Kosovës janë vetëdijësuar për sëmundjet reumatike.

“Kohëve të fundit pacientët e Kosovës janë vetëdijësuar lidhur me njohuritë e sëmundjeve reumatike , ndërsa më herët nuk ka pasur shumë njohuri rreth këtyre sëmundjeve, për shkak se ka munguar promovimi i reumatologëve. Terapitë e sëmundjeve reumatike serioze janë funksionale në shërbimet mjekësore publike, ndërsa barnat për këto sëmundje subvencionohen nga Ministria e Shëndetësisë “, përfundoi Demolli për GazetaBlic.