Lajme

Demokracia në Veprim sot mban konferencë për media, do të paraqesë të dhëna për javën e parë të fushatës zgjedhore

01/18/2025 08:31
nga:N K

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV), sot do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit konferenca pritet të filloj nga ora 11:00, tek zyret e KDI-së, Rruga Bajram Kelmendi, Nr. 239, shkruan GazetaBlic.

Tutje thuhet se në konferencë do të paraqiten të dhënat lidhur me mbarëvajtjen e javës së parë të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhen e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale.