Braktisja e fshatrave të Kosovës ka qenë tema kryesore e dokumentarit “Expose”.
Në braktisjen e zonave rurale kanë ndikuar një sërë faktorësh duke filluar nga mungesa e kushteve elementare për jetë, shëndetësia, arsimi dhe puna.
Demografi, Besim Gallopeni ka thënë për “Expose” se megjithëse fenomeni i braktisjes së fshatrave ka filluar që herët, më shumë lëvizja drejt zonave urbane ka patur pas vitit 2000.
“Sigurisht lëvizjet e popullsisë nga fshati në qytet, kanë fillesa të tyre qysh në përiudha të hershme dhe sidomos ato theksohen nga revulucionet borgjez e francez, dhe natyrisht këto trende kanë filluar edhe tek ne sidomos pas viteve të 70-ta kur filloj industrializimi i zonave urbane apo qyteteve, por kjo më së shumti erdhi në shprehje sidomos pas viteve 2000 apo në dy dekada të fundit”
“Ka shumë shkaktar që kanë shtyrë apo nxitur popullatën për të lëvizur në zonat urbane. Sot, çdo qytetar kërkon kushte më të mira për jetë, dhe kushte më të mira për jetë ka kur e ka shëndetin afër, arsimin afër, punën afër, dhe natyrisht që një pjesë e madhe e qytetarëve tanë këto dy dekada kanë lëvizur në drejtim të qyteteve, sidomos në qytetet e mëdha në kërkim të një jete më të mirë, pra rreth arsyeve që u përmenden”
Gallopeni tha pas viteve 1999 fshati nuk ishte më në qendër të vëmendjes për zhvillim.
Ai thekson se si rezultat i kësaj banorët u detyruan të migrojnë drejt zonave urbane.
Gallopeni tha se me këtë trend të lëvizjes së popullsisë, shumë shpejt do të shpopullohen zonat rurale ndërsa zonat urbane do të popullohen.
“Menjëherë në dekadën e parë pas 99-ës, fshati sikur nuk qe ne qendër të vemendjes për zhvillim, u la në harresë, dhe nuk u zhvillua infrastrukura, nuk u subvencionua bujku dhe natyrisht në pamundësi të mbijetesës qytetarët u detyruan të migrojnë në zonant përiferike urbane në kërkim të një jete më të mirë . Ky trend përkundër investimeve të kohës nuk e ka atë jetën që e kishte dikur, për vet faktin se këta qytetar që jetojnë në vendbanime rurale duhet të kenë mundësi të kenë mbështetje institucionale që të mundohen të zhvillojnë dhe sigurojnë jetë më të mirë për ta në zonat rurale dhe në mungesë të kësaj trendi janë që ka lëvizje nga vendbanimet rurale në zonat urbane”
“Në vitet në vazhdim do të rritet numri i të moshuarve në zonat rurale dhe do të zvogëlohet numri i të rinjëve, pra do të depopullohen vendbanimet rurale, të mbesin shumë shtëpi të zbrazura, sidomos në vendbanime të thella me qasje jo adekuate infrastrukturore. Kjo bën që të popullohen zonat urbane dhe të depopullohen zonat rurale por jo vetëm prej lëvizjeve të brendshme apo interrne, këtu kanë ndikuar edhe lëvizjet e jashtme që fshatrat të zbrazën. Në të kaluaren një anëtar ka shkuar jashtë dhe ka mbajtur familjen, ndërsa sot shkon dhe mendon se si me marrë gruan dhe fëmijët dhe kjo bënë që interesimi për fshatin për sektorin bujqësor, pra që gjithnjë më pak të ketë interesim për jetë në zonat rurale” tha Gallopeni për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.


