Lajme

Demi-Qeverisë: Për çfarë ndryshimesh po flisni, transparenca për faqe të zezë e arroganca në kulm, xhipat e zi po terrorizojnë nëpër rrugë…

12/04/2022 22:29
nga:G B

Agron Demi nga Instituti GAP, ka reaguar pas emërimit të fundit në krye të ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, të një zyrtari të VV-së, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se për çfarë ndryshimesh po flet qeveria, derisa që 2 vite nuk ka arritur t’i furnizojë me penj kirurgjik  spitalet, të ketë material për letërnjoftime e pasaporta, por që po i kapë ndërmarrjet publike e po vazhdon të terrorizojë me xhipa të zinj nëpër rrugë, ndërsa seancat nuk mbahen për shkak të mungesës së kuorumit e transparenca është për faqe të zezë e arroganca në kulm.

Postimi i tij i plotë:

Pas 20 vitesh keqpërdorimi e keqmenaxhimi, qe dy vjet kjo partia e re “e shpresës” nuk ka mbërri me i pajis spitalet me pej kirurgjik, institucionet nuk kanë material me lëshu letërnjoftime e pasaporta, buxheti për investime kapitale vazhdon me shku te komunat që qeverisen nga partia që udhëheq qeverinë, xhipat e zi zyrtarë vazhdojnë me terrorizu nëpër rrugë, vazhdon kapja e ndërmarrjeve publike me njerëzit e partisë, realizimi i buxhetit është në nivelin më të ulët historik, seancat parlamentare vazhdojnë me dështu për shkak të mungesës së kuorumit, politika e jashtme nuk ekziston, transparenca për faqe të zezë e arroganca në kulm…

Për çfarë ndryshimi në qeverisje po flasim?