Analisti nga Instituti GAP, Agron Demi thotë se shteti duhet të lëshojë pasaporta me rreth 60 faqe, raporton GazetaBlic.
Këtë deklaratë Demi e bëri për shkak të mungesës së materialit të pasaportave, që sipas tij kjo nuk po ndodhë për herë të parë.
Demi shkruan se ka shtete që me rastin e riaplikimit për pasaportë automatikisht lëshojnë pasaportë me 52 faqe të lira.
Shkrimi i plotë:
Duke marr parasysh që pasaportat e kosovarëve mbushen shumë shpejtë me viza një javore, duke marr parasysh që administrata shtetërore tash e shumë vjet nuk është e aftë me u pajis me letër për shtypjen e pasaportave, si dhe duke marr parasysh koston e nxjerrjes së një pasaporte dhe mundësitë e humbura, përse shteti nuk lëshon pasaporta me reth 60 faqe, në vend të pasaportes aktuale me 15 faqe?
Ka shtete që me rastin e riaplikimit për pasaportë automatikisht lëshojnë pasaportë me 52 faqe të lira.


