Analisti Artan Demhasaj ka komentuar mundësinë ku Lidhja Demokratike e Kosovës do të propozonte Vjosa Osmani për presidente, duke vlerësuar se përgjigjja e Lëvizja Vetëvendosje do të ishte negative.
Sipas tij, edhe pse një zgjidhje e tillë do të mund të shmangte zgjedhjet, Vetëvendosje nuk pritet ta mbështesë këtë propozim, pasi synon një president më të afërt me qëndrimet e saj.
Demhasaj shton se nëse do të ekzistonte vullneti për rizgjedhjen e Osmanit, ajo do të ishte propozuar më herët, duke qenë se LDK-ja ka treguar vazhdimisht gatishmëri për ta votuar.
“Përgjigjja do të duhej të ishte pozitive, nëse flasim për ta zgjidhur këtë problem dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje, por mendoj se përgjigjja e Vetëvendosjes do të jetë negative, sepse ata dëshirojnë një president që është i nënshtruar ndaj tyre. Në këtë rast, nëse LDK-ja propozon emrin e Vjosa Osmanit për presidente, përgjigjja e VV-së do të jetë negative.Po të ishte qëllimi i tyre që ta zgjedhin Osmanin edhe për një mandat, ata do ta propozonin atë qysh në fillim, sepse LDK-ja gjithmonë ka treguar që ka qenë e gatshme ta votojë Osmanin”, tha Demhasaj për GazetaBlic.
Abdixhiku, Kurtit: Mund ta propozojmë Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota


