Lajme

Demhasaj thotë se partnerët ndërkombëtarë kanë humbur totalisht besimin ndaj qeverisjes në Kosovë

05/07/2024 21:40
nga:Sh R

Analisti, Arton Demhasaj ka deklaruar se partnerët ndërkombëtarë kanë humbur totalisht besimin ndaj qeverisjes në Kosovë.

Kështu tha ai duke iu referuar deklarimeve për largimin e Kosovës nga agjenda për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Humbje totale të besimit të partnerëve perëndimorë ndaj qeverisjes në Kosovë pikë. Amerikanët, francezët dhe gjermanët më nuk kanë besim në mënyrën se çysh po qeveriset Kosova. Prandaj kemi ardhë në këtë pikën që ne sot po na kërkohet që jo me hy në Këshill të Evropës e pastaj me bë Asociacionin, sepse më nuk po na besojnë, dikur na besojshin thonin po mundeni me shpallë pavarësinë dhe pastaj me kry çështjen e decentralizimit dhe çështje të tjera”, tha Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa tha “sot pikërisht për shkak të humbjes së besimit kemi ardhë në pikën që ata thojnë, jo përpara duhet me kry Asociacionin e pastaj …”.