Lajme

Demhasaj thotë që Bislimi është bërë kurban i marrëveshjes së targave

11/23/2022 21:32
nga:G B

Analisti, Arton Demhasaj ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është bërë kurban i marrëveshjes për të cilën kryeministri, Albin Kurti nuk dëshiron ta nënshkruajë.

Sipas Demhasajt, kjo po ndodh për shkak se kryeministri Kurti ka premtuar që nuk do të ketë negociata me Serbinë për çështje të targave.

“Me sa po e analizoj unë zotëri Kurti e ka pasur problem ta pranojë një marrëveshje për targat, sepse e patën thënë në publik disa herë se ne nuk shkojnë me negociu më për targat në Bruksel me Serbinë sepse është çështje e brendshme, është çështje e jona dhe se nuk e negociojnë këtë çështje, por përfunduan duke e negociu. Dhe tash nuk po duan ta pranojnë që po e negociojnë këtë çështje dhe sot si duket zotëri Bislimi ka ra në njëfarë mënyre si kurban i asaj që zotëri Kurti s’ka dashirë vet ta nënshkruaj, ose me e pranu një marrëveshje të tillë për targa. Dhe ai tash shkon atje për me arritë një marrëveshje për targat sepse po e shohim se problem është me e zbatu vendimi i Qeverisë”, tha ai në emisionin Këndi i Debatit”.

Kurse sot është duke u mbajtur takimi mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq për çështjen e targave.