Analisti politik, Arton Demhasaj ka komentuar bojkotimin e PDK-së dhe AAK-së në fjalimin vjetor të Presidentes Osmani, raporton GazetaBlic.
Demhasaj thotë se arsyeja kryesore e këtij bojkoti është se, sipas tij, në të kaluarën Osmani ka atakuar individë që lidhen me UÇK-në.
“PDK-ja dhe AAK-ja pothuajse në asnjë fjalim në të kaluarën kur ka fol presidentja, nuk kanë marrë pjesë. Ky është veprim i tyre opozitar, por mund të jetë edhe i panevojshëm sepse nuk ish bë nami nëse kishin qëndru në Kuvend dhe ta dëgjojnë fjalimin e Presidentes. Por, nëse kthehemi në të kaluarën, presidentja Osmani i ka atakuar disa individë që lidhen me UÇK, kjo mund të jetë arsyeja që ata sot nuk kanë marrë pjesë në atë fjalim”, tha Demhasaj.