Lajme

Demhasaj nga Carrabregu: Nga këto fusha po rritet shpresa dhe përkrahja për AAK-në, për vizionin dhe lidershipin e Ramush Haradinajt

12/13/2025 12:43
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj, ka vizituar Carrabregun, ku thotë se nga këto fusha po rritet shpresa dhe përkrahja për partinë, raporton GazetaBlic.

Demhasaj thekson se ashtu sic mbahen fushat me punë e përkushtim edhe Kosova ka nevojë për dorë të fortë, guxim dhe vendosmëri.

Postimi i plotë:

Të fala të përzemërta nga Carrabregu, nga fushat e gjera që sot nuk janë vetëm tokë pune, por edhe fushë e betejës politike për ndryshim. Nga këto fusha po rritet shpresa dhe përkrahja për AAK-n, për vizionin dhe lidershipin e Ramush Haradinajt. Ashtu siç mbahen fushat me punë e përkushtim, edhe Kosova ka nevojë për dorë të fortë, guxim dhe vendosmëri.

Gjithmonë krah AAK-së.

Gjithmonë krah Ramush Haradinajt!

#krahteje

#AAK129

#RamushHaradinaj1

#artondemhasaj14