Lajme

Demhasaj: Mungesa e Kurtit në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e patolerueshme

12/06/2022 22:39
nga:G B

Analisti, Arton Demhasaj, ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga Bashkimi Evropian ka bërë që të shtohen përpjekjet e Serbisë në betejën e saj për Kosovën.

Demhasaj ka thënë se referimi i zyrtarëve të BE-së për dialogun si Prishtina dhe Beogradi ka pasoja dhe kjo i shton apetitet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“BE ka nënshkruar marrëveshjen e MSA-së me Kosovën dhe kësaj i referohet si marrëveshje e nënshkruar nga BE dhe Kosova, ndërsa kur i referohet dialogut thotë Prishtina dhe Beogradi. Referimi që ju ka bë vazhdimisht nga zyrtarët e BE-së kanë pasoja dhe normalisht që i shton apetitet e presidentit të Serbisë ndaj Kosovës”,ka thënë Demhasaj në emisionin “ Këndi i Debatit”.

Ai ka folur edhe për Samitit e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mungesën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Demhasaj tha se mungesa e tij është e patolerueshme.

“Nuk është arrestim pritja e Lajçakut. Shumë më e rëndësishme është të ishte atje”, ka thënë ai.