Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, ka komentuar fushatat zgjedhore të partive politike në vend, kështu duke theksuar dallimin midis atyre të opozitës dhe pushtetit.
Demhasaj në një intervistë dhënë për GazetaBlic, thotë se paritë opozitare duhet të angahohen vazhdimisht në fushata elektorale, pasiqë ata nuk janë në pushtet dhe duhet të mbajnë kontakte të vazhdueshme me qytetarët.
“Partitë opozitare gjithë kohën duhet me bë fushatë përshkak se nuk janë në pushtet dhe normalisht që gjithë kohën duhet me pasë takime me qytetarë e me mbërri me ia imponu në njëfarë mënyre vizionin e tyre për politikat e tyre apo edhe për programin e tyre”, tha ai.
Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike shprehet se partia në pushtet nuk ka nevojë për një fushatë të tillë, pasi ajo ka mundësinë ta realizojë fushatën më të mirë përmes veprimeve të tyre.
Ndryshe, ai kritikon Lëvizjen Vetëvendosje, për faktin se po angazhohet në aktivivtete të ngjashme me ato si të opozitës, që sipas tij po zhvillohen më shumë në diasporë sesa brenda Kosovës.
“Pak a shumë duhet e pakuptimtë qysh partia që është në pushtet del parafushatë për shkak se partia që është në pushtet mënyrën më të mirë duhet me bë fushatë e ka kur qeverisë mirë me vendime të mira, realizon projekte të mira, kjo është në një farë mënyre edhe fushata më e mirë që mundet me bë. Por, jo partia që është në pushtet nuk e ka zgjedh këtë mënyrë, e ka zgjedh edhe ajo njejtë si partitë opozitare me fillu me takimet e mëdhaja që po bëhen, e që këto takime kryesisht po mbahen momentalisht në vendet e diasporës sesa brenda për brenda Kosovës”, përfundoi Demhasaj.
/GazetaBlic/