Lajme

Demhasaj i reagon Kurtit: Kur gjarpri më helmues i skenës politike flet për “helmim të atmosferës”!

10/21/2025 16:17
nga:G B

“Është helmu atmosfera, ka shumë xhelozi e inat”. Kështu ka deklaruar kreu i VV-së, Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër, duke folur për formimin e qeverisë dhe mundësinë e koalicioneve, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Arton Demhasaj nga AAK, i cili e ka quajtur Kurtin “gjarprin më helmues të skenës politike”.

“Ironi që s’e shpëlajnë as 100 fjalime patriotike”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kur gjarpri më helmues i skenës politike flet për “helmim të atmosferës”!

Ironi që s’e shpëlajnë as 100 fjalime patriotike.