Lajme

Dëme milionëshe në bujqësi – A rrezikohet Kosova të jetë pa bukë si pasojë e breshërit – profesori Universitar ka një paralajmërim të frikshëm për fundvit

06/08/2022 14:50
nga:N M

Breshëri dhe stuhitë e forta e kanë përfshirë vendin pothuajse gjatë dy tri ditëve të fundit dhe kjo pritet të vazhdoj edhe për disa ditë raporton Gazeta Blic.

Sigurisht se breshëri është ka bënë ‘kërdi’ në disa kultura bujqësore.

Profesori i Universitetit të Bujqësisë, Imer Rusinovci ka treguar në detaje për Gazeta Blic se cilat prej tyre janë më të dëmtuarat nga ky breshëri dhe cilat duhet të jenë hapat urgjent të ministrisë së Bujqësisë dhe departamenteve komunale.

Sipas tij nga ky breshër dhe varësisht nga intensiteti i të reshurave janë prekur edhe gruri dhe misri.

Kjo sipas tij do të ndikoj edhe në importin e grurit nga vende të ndryshme por me çmime astronomike.

“Çrregullimet klimatike po rastësisinë edhe me shtrëngata, çrregullime klimatike vetëtima, bubullima reshje masive të breshëritë që shkaktojnë dëme në kulturat që janë mbjell rishtazi si misri dhe fasulja të mbjella në pranverë, por që dëmet janë evidente edhe te kulturat tjera siç është gruri, varësisht nga intensiteti i reshjeve, varësisht prej intensitetit që ka bërë breshëri dhe erërat e intensitetit të lartë”, ka thënë Rusinovci .

Sipas tij pas kësaj gjendje të krijuar shteti duhet të veproj urgjent për t`i kompensuar dëmet e krijuara.

“Ministria e Bujqësisë në koordinim të plotë me departamentet komunale në çdo rajon duhet të bëjnë disa punë në terren, rreth dëmeve të shkaktuara se kur kësaj i shtohet edhe dekurajomi i fermerëve si pasojë e shtrenjtëve të mëdha të naftës dhe plehurit mineral … dhe kjo është arsyeja kryesore që ky sektor duhet të stimulohet përmes masave simulative, të mbështes, jo vetëm me subvencione por edhe me dëmshpërblimin si pasojë e këtyre fatkeqësive”, ka thënë ai.

Dëmet e shkaktuara sipas profesor Rusinovcit do të ndikojnë edhe në mungesën e grurit në Kosovë dhe sigurt importimin e këtij produkti na vendet të ndryshme por me çmim shumë më të madh si pasojë e disa arsyeve.

Ai thotë se kosovarët nuk do të kenë mungesë të grurit dhe miellit por që do ta blejnë me çmim shumë më të lartë ku sipas tij çmimit deri në fund të vitet pritet të dyfishohen.

“Absolutisht po faktin që ne jemi importues goxha të mëdha të produkteve strategjike siç është gruri misri dhe kulturat tjera bazë, normalisht se kjo shton sasinë importit dhe kjo rastësi në mënyrë direkte se shtrenjtimi është goxha i madh në raport me çmimet e vitit të kaluar me tendencë të rritjes deri kah vitit i ri sepse janë shumë faktor që shkaktuan këtë si çrregullim në kuptimin e ndryshimeve klimatike, qoftë pasojat nga Covid 19, qoftë kriza energjetike dhe tani fare në fund konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ku rreth 15 për qind e ushqimit botërore importohej nga Mariuopoli normalisht se këto do të shkaktojnë çrregullime të mëdha dhe pa mëdyshje se konsumatorët në Kosovë nuk besoj se nuk do të përballen me mungesë ushqimi, por me çmime enorme po se po”, ka thënë ai.