Me ardhjen e Xavit, skuadrës i janë vendosur rregulla të reja.
Xavi Hernandez paralajmëroi lojtarët që në ardhjen e tij se do të vendoste rregulla të ashpëra, shkruan GazetaBlic Sport.
Ashpërsinë e spanjollit i pari e shijoi Dembele i cili është gjobitur për vonesë në stërvitjet ekipore.
‘ESPN’ raporton se francezi u paraqit 3 minuta me vonesë në stërvitjen që ishte planifikuar për orën 8:30.
Dembele shkoi në kampin stërvitor në ora 8:33.
Shuma e gjobës mbetet e pazbardhur, por fakti që Dembele ka qenë i pari që i është shqiptuar një qortim vetëm pak ditë pas emërimit të Xavi, e bën të qartë synimin e trajnerit për t’i qëndruar besnik fjalës së tij.
/GazetaBlic Sport/


