Sporti

Dembele tregon trajnerin e tij të preferuar

05/03/2021 23:42
nga:Lorik J

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka zbuluar se trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është trajneri i preferuar për të.

Tuchel ishte në krye te Borussia Dortmund kur transferuan Dembelen nga Rennes në verën e vitit 2016.

Francezi kaloi një sezon të plotë me Dortmund, para kalimit te Barcelona për 105 milionë euro plus 40 milionë euro bonuse.

Duke biseduar për BeIN Sports, Dembele tha se Tuchel është trajneri i tij i preferuar dhe në rast se ai do qëndronte te Dortmund, ndoshta do nuk do realizohej kalimi te Barcelona.

“Thomas Tuchel vërtet me bindi, është trajneri im i preferuar. Me Tuchel kam luajtur me shumë në krahun e djathtë në fillimin e sezonit, pastaj lëviza me shumë në qendër, në pozitën e mesfushorit ofensivë e disa herë edhe në mesfushë”.

“Ai me tha të qëndroja më në qendër, merre një ekspreso si me thoshte ai, topi do vijë te ti dhe pastaj mund të vazhdosh”.

“Do ishte vërtet e vështirë të largohesha nga Dortmund nëse Tuchel do kishte qëndruar”, deklaroi ai.
Dembele është i lidhur me largimin nga katalunasit me kontratën që i skadon në vitin 2022.