Sporti

Dembele thotë se nuk largohet nga Barcelona, nuk ka sinjale për kontratë të re

06/18/2022 14:47
nga:Mergim Rreci

Pak ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha se nuk ka zhvillime në lidhje me situatën e Ousmane Dembele: lojtari kishte marrë një propozim për rinovim dhe ende nuk ishte përgjigjur.

Kjo nënkuptoi se lojtari do të dëshironte të largohej, pasi kontrata e tij përfundon në qershor, por një video e regjistruar në Francë duket se nuk e mbështet këtë ide, përcjell GazetaBlic Sport.

Dembele është filmuar brenda makinës së tij dhe dikush i bën pyetje nga jashtë.

“A do të qëndroni në Barça?” Lojtari përgjigjet “po”. Por shkon më tej. Ata e pyesin edhe për interesin e Chelseat dhe nëse ai dëshiron të jetë me Tuchel (i cili e ka trajnuar atë në Dortmund). Dembele përgjigjet: “Jam mirë te Barcelona”.