Ousmane Dembele po e shijon sezonin e tij më produktiv përpara portës, duke i dhënë PSG-së titullin e katërt radhazi të Ligue 1, Kupën e Francës të dytë radhazi dhe një finale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Francezi është në garë për çmimin më të madh individual në futboll, Topin e Artë. Dembele ka 33 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat këtë sezon.
“Të gjithë vazhdojnë të ma thonë këtë (për Topin e Artë)”, tha Dembele për TNT Sport.
“Por siç thashë, gjëja e parë është të fitosh Ligën e Kampionëve,” vazhdoi Dembele. “Kur luan për PSG-në, ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa çmimet individuale.
“Duhet të përqendrohemi në fitimin e këtij trofeu dhe gjithçka ka të bëjë me grupin. Siç e kam thënë, do të jemi të uritur dhe, shpresojmë, do ta fitojmë këtë finale”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


