Sporti

Dembele rikthehet në stërvitje me Barcelonën

01/24/2022 13:01
nga:E K

Sulmuesi francez i Barcelonës, Ousmane Dembele nuk u paraqit dje në kampin stërvitor të Barcelonës.

Dembele pretendonte për probleme gastrike, që më vonë u vërtetuan edhe nga klubi si aryse që ai nuk u paraqit në stërvitje, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Dembele sot është paraqitur në ‘Ciutat Esportiva‘ pasi problemet e tij me stomakun kanë kaluar.

/GazetaBlic Sport/