Kombëtarja franceze e futbollit arriti në gjysmëfinale për herë të katërt në pesë turnetë e fundit të mëdhenj, por kritikat për lojën e skuadrës së Didier Deschamps nuk po pakësohen.
Franca fitoi medaljen e artë (2018) dhe argjendin (2022) në dy kampionatet e fundit botërore, si dhe fitoi argjendin në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ndërsa në Euron e fundit u eliminua në fazën e eliminimit.
Në Gjermani Franca arriti sërish në gjysmëfinale, ku do të luajë kundër Spanjës të martën në Mynih. Franca arriti në gjysmëfinale në Gjermani duke shënuar vetëm tre gola në pesë ndeshje, një prej të cilëve u shënua nga Kylian Mbappe nga penalltia dhe dy ishin autogola.
“Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si ne luajmë, ky është problemi juaj”, tha anësori francez Ousmane Dembele, i cili beson se jo gjithçka është aq negative.
“Ne krijojmë raste, por nuk mund t’i realizojmë”, shtoi lojtari i PSG-së.
Kundërshtari i radhës francez është Spanja, e cila në rrugën për në gjysmëfinale shënoi katër fitore brenda 90 minutave dhe një pas shtesës me golavalencë 11:2.
“Spanja është skuadra më e mirë, pa dyshim. Skuadra e Luis de la Fuentes duhet përgëzuar dhe ne do të luftojmë si gjithmonë,” tha Deschamps.
/GazetaBlic Sport