Ousmane Dembele çdo ditë e më shumë po i afrohet largimit nga Barcelona, ka bërë të ditur Mundo Deportivo.
Futbollisti francez ka kontratë deri në fund të sezonit dhe në afatin kalimtar dimëror mund të nisë lirshëm negociatat me klubet e tjera, përcjell GazetaBlic Sport.
Mundo Deportivo shkruan se favorit për ta transferuar atë është Newcastle, një klub që së fundmi mori pronarë sauditë dhe u bë klubi me pronarët më të pasur në botë.
“Dembele ka tashmë ofertën astronomike të Newcastle në tryezë, një ofertë me të cilën Barcelona nuk mund të garojë. Anglezët i ofrojnë atij 15 milionë euro në vit, 15 milionë të tjera nëse ai vjen në qershor si lojtar i lirë. Dembele duket se do të largohet”, shkruan Mundo Deportivo.
Kujtojmë se Barça pagoi 135 milionë euro për transferimin e tij nga Borussia Dortmund.
/GazetaBlic Sport/


