Ousmane Dembele, i cili u la jashtë skuadrës së Paris Saint-Germain për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Arsenalin për arsye disiplinore, është rikthyer në skuadër për ndeshjen ndaj Nice më vonë sot, tha klubi.
Ai u pezullua për një debat me trajnerin Luis Enrique pas fitores 3-1 ndaj Rennes në xhiron e kaluar të kampionatit.
“Kur një lojtar nuk i përmbush detyrimet e tij, ai pezullohet, por kur respekton gjithçka, ai është gati. Unë jam i rreptë kur duhet të jem”, tha Luis Enrique në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
Pasi i kërkoi falje trajnerit, Dembele u kthye në stërvitje në bazën e PSG-së të premten.
/GazetaBlic Sport