Ousmane Dembele dhe Frenkie de Jong janë dy emrat më të kritikuar nga tifozët e Barcelonës së fundmi.
Skuadra katalane ka mbetur prapa në garën për La Liga dhe është eliminuar nga Champions League, në një kohë kur skuadra po kalon nëpër ndërrimin e gjeneratës.
Nga dy emrat që pritej më shumë janë Ousmane Dembele dhe Frenkie de Jong. Mediat në Spanjë raportojnë se tifozët janë duke humbur durimin me dy lojtarët.
Frenkie de Jong pranoi disa vërshëllima nga tifozët gjatë momentit kur po lironte vendin për Riqui Puig. Kjo ishte hera e parë që një gjë e tillë i ndodhi holandezit.
Një tjetër lojtar që u përballë me situatë të ngjashme ishte Ousmane Dembele. Francezi ka filluar të humb pëlqimin edhe si pasojë e negociatave për kontratën.
Xavi Hernandez do të ketë një punë shumë të vështirë në tentimin për të rikthyer skuadrën në formën më të lartë.


