Lajme

Demantim nga Qumështorja VITA: Ministër, qiti rezultatet!

08/04/2026 17:30
nga:Y I

Qumështorja “VITA” ka reaguar pas konferencës për media të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, duke thënë se ministri deklaroj disa ceshtje te cilat lehtesisht gjinden në Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe AUVK.

Në reagimin e tyre theksohet se i njëjti vetëm i kishte permbledhur por se nuk tregoj asgje të re.

Qumështorja ‘Vita’ potencon se ‘ajo cka nuk publikoje Ministri, pavaresisht premtimeve te vazhdueshme, ishin rezultatet e analizave te mostrave, te cilat menduam se do te publikoheshin sot’.

Ata e ftuan Ministrinë dhe AUVK që me njëherë të publikoj rezultatet e analizave.

“Rezultatet e analizave te mostrave nuk u publikuan! Ne jemi te bindur qe te gjitha produktet tona jane te etiketuara ne perputhje me dispozitat ligjore. Sidoqofte, Ministria dhe AUVK duhet gjithsesi te dal dhe te i publikoje rezutlatet e analizave te mostrave, qe tash e 33 dite nuk po na i dergojne dhe tanime jane edhe ne shkelje ligjore.Ne ftojme Ministrine dhe AUVK, qe menjehere te i publikojne rezultatet e analizave” thuhet në reagim raporton “Gazeta Blic”.

VITA ka kundërshtuar edhe deklaratat e ministrit lidhur me furnizimin me ujë dhe numrin e punëtorëve, duke theksuar se posedon leje ujore dhe impiant për trajtimin e ujërave të ndotura, ndërsa numri i punëtorëve, sipas saj, është i deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës, nën emrin “Abrazen LLC”.

“Ne garantojme qe te gjitha produktet e brendit “VITA” jane prodhim 100% qumesht i fresket i fermereve Kosovar. Ne mburemi qe jemi lider ne industrine e qumeshtit” thuhet në reagimin e Qumështores ‘Vita’.

Reagimi i plotë: