Lajme

“Delta” po trondit botën, “EMA” bën parashikim e zi për Gushtin: Mos humbni kohë

07/14/2021 22:17
nga:M K

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit dhe se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.

“EMA” tha se të dhënat tregojnë se “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës.

Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.

Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.

Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.

Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se “çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë”.