Sporti

Dellova: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

09/07/2022 17:43
nga:L J

Skuadra e Ballkanit nesër luan ndeshjen e parë në grupet e Conference League.

Ballkani dhe Cluj takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45, në kuadër të grupit C, përcjell GazetaBlic Sport.

Para kësaj ndeshje, mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova u paraqit për media.

Ai tha se janë përgatitur maksimalisht për këtë duel.

“Duke pasur parasysh kualitetet e kundërshtarit, ne jemi përgatitur dhe do të japim maksimumin në këtë duel”, tha Dellova para mediave.

/GazetaBlic Sport/