Sporti

Dellova: Gjithmonë mundohem ta japë më të mirën tek Kosova

2 ditë më parë
nga:Lorik J

Lumbardh Dellova, mbrojtësi i Kosovës u shpreh shumë i lumtur me fitoren e sotme ndaj Islandës.

Kosova triumfoi me rezultatin 2:1, teksa Dellova realizoi golin e parë në këtë ballafaqim, shkruan GjaazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, ai u shpreh optimist për kalimin tutje në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Mundohem ta japë gjithmonë më të mirën tek Kosova. Siç e dimë të gjithë kemi një trajner shumë të mirë dhe futbollistë të mirë, kemi kualitet dhe cilësi, besojë që mund ta arrijmë këtë gjë”, tha Dellova për RTK.

/GazetaBlic Sport