Lajme

Deliu: Shpresoj me gjithë zemër që kjo ditë të përfundojë me drejtësi dhe liri për të katërt

09/16/2026 09:20
nga:L J

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar lidhur me shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Përmes një postimi, Deliu ka thënë se sot përpara drejtësisë janë katër ish-krerët e UÇK-së, por sipas saj, bashkë me ta është vënë në provë edhe mënyra se si do të lexohet një pjesë e historisë së Kosovës.

“Katër burra janë sot përpara drejtësisë, por bashkë me ta është vënë në provë edhe mënyra se si do të lexohet një pjesë e historisë së Kosovës”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka theksuar se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë pjesë e udhëheqjes së UÇK-së, luftës çlirimtare dhe historisë që çoi në krijimin e shtetit të Kosovës.

Deliu ka vlerësuar se vendimi i sotëm nuk do të mbetet vetëm një akt juridik, por do të ketë jehonë historike dhe politike.

“Shpresoj me gjithë zemër që kjo ditë të përfundojë me drejtësi dhe me liri për të katërt. Pa përjashtim. Pa dallim. Së bashku!”, ka përfunduar ajo.