Lajme

Deliu: Raporti i DASH-it, shpërfaqi paaftësinë e qeverisë për të ndërtuar institucione të pakorruptuara

04/23/2024 09:13
nga:G C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, duke thënë se ai shpërfaq më së miri paaftësinë e qeverisë për të ndërtuar institucione të pakorruptuara.

Deliu-Kodra ka vlerësuar se duke qenë që ky raport flet për kufizime serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, raportet për Kosovën do të përkeqësohen edhe më tej me një qeveri në të cilën politikanët tentojnë të frikësojnë mediat.

“Raporti flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritar, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore, përfshirë dhunë në familje, krimet e dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook.