Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të 33-vjeçarit në Ujman, raporton GazetaBlic.
Sipas saj, një mision humanitar i FSK-së, i miratuar nga KFOR-i, është shndërruar në instrument manipulimi nga qeveria, e cila, në vend të reflektimit, ka zgjedhur spektaklin.
Ajo akuzon ekzekutivin për mungesë vizioni dhe përpjekje për të mashtruar qytetarët përmes patriotizmit të inskenuar.
Deputetja shpreh ngushëllime për familjen e viktimës dhe thekson se “Kosova meriton më shumë se propagandë.”


