Lajme

Deliu për Pecin e Kurtin: Kanë abuzu me rezervat e shtetit, tash flasin thua se vetë e mbjellin grurin

07/10/2024 18:59
nga:Genita C

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka shpërndarë fotografinë e Kryeministrit Kurti dhe të ministrit të bujqësisë Faton Peci, të cilët pozuan nga arat.

Deliu-Kodra ka thënë se të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin.

E plotë:

“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin.

Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht.

Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun.”