Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në prag të mbajtjes së Konventës së partisë, thotë se sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Deliu thotë se PDK-ja është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Ajo ka ndarë edhe një fotografi të dy ish-themeluesve të PDK-së, Thaçit dhe Veselit që aktualisht janë të burgosur në Hagë.
Postimi i plotë:
Sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën!
PDK është forca e arritjeve të mëdha historike.
PDK është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.
#PDK #Konventa10
#HashimThaçi #KadriVeseli


