Lajme

Deliu paralajmëron dinamikë të re për rrëzimin e Qeverisë: Votat tash s’i kemi, por legjitimitetin tek qytetarët do ta kthejmë

09/17/2023 16:49
nga:G C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se do të ketë dinamikë të re opozitare për të shkurtuar mandatin e Qeverisë Kurti.

Kështu deklaroi Deliu në një prononcim për GazetaBlic duke theksuar se, Qeveria Kurti e ka stagnuar vendin në të gjitha fushat.

“Do të ketë dinamikë të re të angazhimit opozitar për të ja shkurtuar mandatin kësaj Qeverie, e cila nuk po qeverisë, por e ka stagnuar vendin në të gjitha fushat”, tha Deliu.

Tutje Deliu shtoi se, aktualisht votat për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit nuk janë, por thekson se, do të ketë angazhim nga ana e tyre për ta kthyer legjitimitetin tek qytetarët.

“Votat për ta rrëzuar Qeverinë, aktualisht nuk i kemi. Mirëpo, kjo nuk do ta ndalë angazhimin tonë për ta kthyer legjitimitetin tek qytetarët”, tha Deliu për GazetaBlic.

Tahiri flet për mocionin për rrëzimin e Qeverisë: Javët në vijim vendimtare, opozita e do shkarkimin e saj