Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se kjo parti do të vazhdojë përpjekjet për kthimin e rendit kushtetues në vend, raporton GazetaBlic.
Ajo ka deklaruar se PDK-ja do të jetë çdo ditë në Kuvend, duke kërkuar nga kryesuesi i seancës plenare, Avni Dehari, që ta thërrasë seancën, siç kërkohet me Rregulloren e Kuvendit.
“PDK-ja, siç e kemi thënë tash e sa kohë, do të vazhdojë të bëjë përpjekjet ta kthejë rendin kushtetues. Nuk do të ketë normalitet derisa nuk e thërrasin Kuvendin. PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, do të jemi edhe sot për t’i bërë thirrje kryesuesit të seancës plenare, Avni Dehari, ta thërrasë seancën, siç e kërkon Rregullorja e Kuvendit”, ka thënë Deliu.
Ajo ka theksuar se PDK-ja nuk do t’i ndalë veprimet e saj për kthimin e normalitetit institucional.
“Nuk do t’i ndalim veprimet demokratike, institucionale, ligjore për ta kthyer këtë vend në normalitet. Asgjë më të rëndësishme sot nuk ka se rikthimi i rendit kushtetues”, ka deklaruar Deliu.


