Lajme

Deliu në mbrojtje të Musliut: E frikshme vërsulja e militantëve ndaj Ganës, ku janë feministet e VV-së

03/04/2023 15:17
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj deputetes Ganimete Musliu, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se kjo vërsulje militantëve ndaj Ganes është e frikshme.

Ajo ka thënë se nuk kalon kjo mendësi e racizmit kulturor e as heshtja e VV-së për këtë, teksa ka pyetur se ku janë feministet e VV-së, që nuk e mbrojnë një grua kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre.

Postimi i saj i plotë:

Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes.

Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish.

Ku janë feministet e VV-së?

A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?

#meGanen