Lajme

Deliu-Kodra: Shpirti i bardhë i Erjonit do të kujtohet përherë me dashamirësinë me të cilën ai ka jetuar

12/12/2024 13:22
nga:N K

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur ngushëllime familjes Morina për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Erjon Morina.

Deliu përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, tha se për gjashtë javë, bashkë me Florën dhe Ilirin, nënën dhe babait e Erjonit, jam lutur edhe unë që Erjoni të bëhet më mirë pas sulmit në fushën e blertë.

“Në këto momente të trishta për familjen Morina, u dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të ndjera. Shpirti i bardhë i Erjonit do të kujtohet përherë me dashamirësinë me të cilën ai ka jetuar.
Prehu në paqe, engjëll!”, shkroi Deliu-Kodra, përcjell GazetaBlic.

Postimi i plotë: