Pas fjalimit të kryeministrit, Edi Rama, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në ‘Bordin e Paqes’ ka reaguar deputetja e PDK-së, blerta Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra tha se që prej momentit kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përballën me drejtësinë në Hagë, mbështetja e Edi Ramës ka qenë e qartë dhe e pandërprerë.
“Ai ka folur jo thjesht si kryeministër, por si shqiptar që beson se lufta për liri nuk mund të njolloset padrejtësisht. Lufta e UÇK-së ishte thirrje për dinjitet, për mbijetesë, për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën tënde. Sot më shumë se kurrë, qëndrimi, uniteti dhe besimi tek e vërteta janë forca jonë. Kosovës nuk mund t’i hiqet historia e saj e lirisë” shkruan Deliu-Kodra raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


