Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ironizoi me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka shkruar se Kurti po i urdhëron ministrat që të ngrihen në këmbë sa herë që ai kalon nga ta.
Madje sipas saj një kryeministër i tillë nuk ka se si ta kuptoj konceptin e llogaridhënies.
“Një kryeministër që urdhëron ministrat të ngrihen në këmbë saherë hyn e del duke besuar se prania e tij është dhuratë prandaj duhet falenderuar, nuk ka si ta kuptojë konceptin e llogaridhënies! Raportimin për qeverisjen para mediave/publikut, ai e kupton si shprehje të gjenerozitetit nga ana e tij dhe jo si obligim demokratik. Prandaj u’a tërheqë vërejtjen gazetarëve se po nuk qenë të dëgjueshëm mund të mos vijë hiq në konferenca për media, thjesht i diciplinon me polici ?
Në konferenca për media, kryeministri shfaqet për t’iu përgjigjur interesimit të gazetarëve dhe jo anasjelltas! Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar ajo.
Kryeministri Kurti ditën e djeshme ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes që pati me ministrat ku raportoi për punën e kryer brenda 100 ditëve të qeverisjes së tij.


