Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është tallur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për minatorët.
Duke ironizuar me shefin e qeverisë, ajo ka vlerësuar se në këtë qeveri ka tepër shumë të emëruar politik për punët e pakta që po kryhen mbi tokë.
“Deklaratë më e saktë do të ishte kjo: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri, për punët e pakta që po shihen mbi tokë!”, ka shkruar Deliu-Kodra në profilin e saj në “Facebook”.
Kurti për Trepçën: Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka