Lajme

Deliu e PDK-së: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë – mekanizëm i rrezikshëm për çdo Qeveri që ka shumicën, i tmerrshëm injorimi i rekomandimeve të Venecias

07/19/2022 20:19
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton Gazeta Blic.

Pas një debate të ashpër midis pozitës dhe opozitës, ky Projektligj ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët e VV-së për të kaluar procedurën e parë.

Si i tillë, ky projektligj është në komisionin përkatës në kuvend.

Komisioni i Venecias ka dhënë disa rekomandime për të, e që shumicën prej tyre opozita i ka cituar gjatë debatit parlamentar, duke kërkuar nga qeveria që ta kthejnë mbrapsht, për shkak se fillimisht është antikushtetues e më pas shkel të drejtat themelore të njeriut.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë se prej se është pjesë e Kuvendit të Kosovës Projektligj që ka pasur më së shumti kritika nuk është sjellë ndonjëherë në organin më të lartë legjislativ.

“Unë e kuptoj se kjo është edhe një politikë populiste sepse sot ka një ndarje të opinionit se ai ka deklaruar se po vjen në pushtet për të marrë pasurinë nga të pasurit dhe ta kthejë te të varfrit, etj, etj.   Një Projektligj i tillë nuk i plotëson as standardet minimale. Kur flasim për një Projektligj kaq të rëndësishëm ne kemi një qasje të qeverisë që nuk merr parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias. Madje madje, në formën si ka ardhur në Kuvend ai Projektligj nuk do të duhej as të trajtohej. Ne zakonisht marrim Projektligj që 30 për qind mund të ndryshohet brenda Kuvendit, por një Projektligj të tillë ku në secilin nen Komisioni i Venecias shesh problem serioze… Ka madje paqartësi se një ligj i tillë do ta luftojë krimin e korrupsionin  apo do ta komplikojë më shumë sistemin e drejtësisë. Ligji në fjalë do të bëhet mekanizëm i rrezikshëm që çdo qeveri që e ka shumicën”, vlerëson ajo. /Gazeta Blic/