Sporti

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 6-të, ja kush e drejton derbin Drita – Gjilani

09/23/2021 19:37
nga:Lorik J

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdoj në fundjavë me ndeshjet e nxehta në kuadër të xhiros së gjashtë.

Ndeshja kryesore padyshim se do zhvillohet në kryeqytet aty ku dy skuadrat gjilanase do e zhvillojnë derbin lokal, shkruan Sheshi.info

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë javë. Ndeshja kryesore mes Dritës dhe Gjilanit i besuar gjyqtarit Shpetim Murtezi me asistentët Fatlum Jashari, Hekuran Osmani dhe gjyqtar i katërt Mervan Bejtullahu, në dhomën e VAR-it Valbon Hoxha.

Në ndeshjen tjetër interesante mes Malishevës dhe Ballkanit, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Besfort Kasumi, me asistentët Arbnor Bullatovci, Faton Jakupi, gjyqtar i katërt Arben Halilaj dhe Lirim Jashari në dhomën e VAR-it.

Më poshtë i gjeni delegimet e plota për xhiron e 6-të: