Sporti

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 35-të në Superligë

05/14/2021 17:05
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 35’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë tek takimi Gjilani – Prishtina, atje ku skuadra nga kryeqyteti mund të shpallet kampione, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë takim do ta drejtojë gjyqtari Gramos Shala, me asistentët e tij Bujar Selimaj, Besnik Morina, kurse gjyqtar i katërt do të jetë, Mentor Ajeti.

Gjyqtari i mirënjohur kosovar, Dardan Çaka do ta referojë ndeshjen në mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, atje ku do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj. Gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Genc Nuza.

Më poshtë keni listën e plotë të gjyqtarëve të deleguar në ndeshjet e tjera.